Përplasja mes Lotitos dhe Tares, zbulohet “molla e sherrit”

Tension mes presidentit të Lacios, Klaudio Lotito, dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.

Molla e sherrit, sipas raportimeve nga Italia, është vendimi i numrit 1 të klubit lacial për të përfshirë Angelo Fabianin në organikë.

Ish-drejtori sportiv i Salernitana-s, tashmë ka marrë një rol aktiv në drejtimin e skuadrës së të rinjve, por edhe te “Lazio Ëomen” (femrat).

Gjatë prezantimit të fanellave të reja të Lacios në Piazza del Popolo (Sheshi i Popullit), të pranishmit kanë vënë re një diskutim të zjarrtë mes Lotitos dhe Tares.  Biseda aspak miqësore ka nisur menjëherë pas festës për prezantimin e bluzave të reja.

Tifozët e shumtë, që ishin aty pranë, vunë re presidentin dhe drejtorin sportiv të Lacios teksa bisedonin me tone të larta, madje edhe i kanë fotografuar.

Nuk ka dyshime për motivin e sherrit: ai është Angelo Fabiani, ish-drejtori sportiv i Salernitanës, që me sa kuptohet, Tare nuk dëshiron ta ketë nëpër këmbë.

Leave a Reply