3 largime të reja nga Teuta

Vazhdojnë largimet te skuadra e Teutës. Ditën e sotme 3 futbollistë janë përshëndetur me ekipin durrsak, pasi të njëjtit nuk bëjnë pjesë në planet e Renato Arapit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak, ku nëpërmjet një postimi njofton se Asion Daja, Jahmir Hyka dhe Reuben Acquah nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

“KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah. Klubi i falenderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive”, shkruan klubi durrsak.

Kujtojmë më herët nga Teuta u larguan edhe Florent Avdyli, Albano Aleksi, Filip Ivanoviç, Sebino Plaku dhe Bllagoja Todorovski.

Ndërkohë afrimi i vetëm te Teuta gjatë kësaj merkatoje, është 21-vjeçari, Uheid Hoxha. Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese, i cili me Teutën ka firmosur kontratë 3-vjeçare, pasi i dha fund qëndrimit të tij te Vllaznia e Shkodrës. (infOSport.mk)

Leave a Reply