Plotë 14 largime nga Besa e Dobërdollit

Besa e Dobërdollit sezonin e ri do ta nis krejtësisht me një fytyrë rë re. Plotë 14 futbollistë të sezonit të kaluar, janë larguar nga kjo skuadër, që tashmë ka filluar edhe përforcimet e para, njofton “infOSport.mk”.

Emra të rinj te skuadra nga Dobërdolli, janë: Genc Gashi, Valtrin Qaili, Ardit Zeqiri dhe Muharem Mislimi.

Ndërkohë sa u përket futbollistëve të larguar, fjala është për emrat, si: Florent Osmani, Lutfi Bilali, Murat Adili, Valon Neziri, Albin Ramadani, Iljas Çilafi, Sedat Berisha, Dimitar Ivanov, Blagojçe Ivanov, Arlind Aliti, Almir Rexhepi, Rihan Zeqiri Muas Demiri dhe Jusuf Aliu.

Mirëpo ka edhe nga ata që kanë vazhduar bashkëpunimin me këtë skuadër, e cila pas përfundimit të sezonit 2021/2022 u tha se do të shuhet, pas largimit të sponzorit gjeneral. Megjithatë si duket, drejtuesit që i kanë qëndruar besnik Besës së Dobërdollit, kanë gjetur edhe ato pak forca, duke bindur në projektin e tyre edhe disa nga emrat që edicionin e kaluar ishin titullarë të padiskutueshëm të skuadrës, si: Xhemail Esatin, Hakan Limanin, Berat Ismailin, Muhamed Bekirin, Enes Shabanin, Almir Rakipin dhe Maliq Belulin.

Skuadra e Besës nga data 5 korrik ka nisur edhe zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, ku do të garojë në Ligën e Dytë unike, aty ku konkurrenca do të jetë shumë më e madhe edicionin 2022/2023. (infOSport.mk)

Leave a Reply