Futbolli shqiptarë në zi, në Durrës sot u mbyt futbollisti 18-vjeçar Kashiku, teksa shpëtoi vëllanë dhe një tjetër të mitur!

Futbolli shqiptarë është në zi, pasi sot nga kjo Botë u nda një futbollistë me mjaft perspektivë, Anri Kashiku.

Futbollisti 18 vjeçar u mbyt sot në Durrës teksa shpëtoi të vëllanë dhe një tjetër të mitur nga dallgët e detit.

Futbollisti i Akademisë Shqiponja 2017 nuk fitoi dot betejën me dallgët e pabesa, duke shkaktuar dhimbje këtë mesditë.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në letrën ngushëlluese drejtuar familjes së 18 vjeçarit, kishye vlerësuar lartë aktin e paharrueshëm të Kashikut.

Mesazhi i Armand Dukës:

I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjare të rëndë.

Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!

Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!

Leave a Reply