Shorti i edicionit të ri në Superligën e Kosovës, njhuni me çiftet e javës së parë

Gjatë ditës së sotme u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Përfaqësuesit e klubeve elitare në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë tërheqjen e shortit për sezonin  2022/2023, që do të nis me datë 13/14 gusht.

Xhiroja e parë e edicionit të ri nuk ka sjellur ndonjë derbi. Kampionët e Ballkanit sezonin e ri do ta nisin me transfertën ndaj Malishevës, derisa Drita e Ardian Nuhiut do të duhet të udhëtoj drejt Mitrovicës për tu përballur me skuadrën e Trepça ’89, që u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Gjilani i Zekiraj Ramadanit do të mirëpret Ferizajin e rikthyer në eliltë, Llapi i Tahir Batatinës do të luaj si mysafir ndaj Drenicës, ndërkoë ndeshja e fundit është ajo midis Dukagjinit dhe Prishtinës. (infOSport.mk)

Superliga e Kosovës – Sezoni 2022/2023
Xhiroja e parë
Malisheva 13/14 gusht Ballkani
Trepça ‘89 13/14 gusht Drita
Drenica 13/14 gusht Llapi
Gjilani 13/14 gusht Ferizaji
Dukagjini 13/14 gusht Prishtina

Leave a Reply