Fabregas largohet nga Monako dhe transferohet në “Serie B”

Cesk Fabregas është larguar nga Monako pas tri viteve qëndrim në Francë. Mesfushori spanjoll ka vendosur që ta provoj veten në futbollin italian, edhe atë në Serie B.

35-vjeçari ka arritur tanimë marrëveshje përfundimtare me skuadrën e Komo. Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabricio Romano që ka njoftuar se marrëveshja përfundimtare mes klubit italian dhe Fabregasit tanimë është arritur.

Como ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Cesc Fabregas. Skuadra e Serie B tani është të vendosur të përfundoj dhe nënshkruajë marrëveshjen me kontratë dy vjeçare. Fabregas pritet të fluturojë në Itali në gusht për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2024”, ka shkruar Fabricio Romano.

Ish-reprezentuesi spanjoll e ka nisur karrierën te Barcelona ku ka luajtur në dy periudha të ndryshme, derisa ka bërë karrierë edhe te Arsenali dhe Çelzi në Premierlilgën angleze, para se të ransferohej në Francë te Monako.

Leave a Reply