Shkëndija gati të sjellë sërish një gjigand të madh në Shkup! Uest Ham, Fenerbahçe, AZ, i presin në “play-off” kuqezinjtë

Shkëndija është gati të sjellë edhe një gjigand të madh europian në Shkup, gjithnjë nëse “kuqezinjtë” do të kalonin raundin e tretë të Ligës së Konferencës dhe do të siguronin një vend për në ndeshjet e “play-off” të këtij kompeticioni, shkruan “infOSport.mk”.

Kujtojmë skuadra e Artim Shaqirit në fazën e tretë eliminatore të Konferencë Ligë do të përballet me suedezët e AIK Stokholm, ndërsa në rast se “kuqezinjtë” do të eliminonin këta të fundit, atëherë në “play-off” do të përballeshin me skuadra mjaft të njohura, si Uest Ham, Fenerbahçe, AZ Alkmar, apo edhe Jang Bojs.

Janë gjithë këto kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në fazën “play-off”, por kuptohet në rast se edhe skuadrat e njohura do të eliminonin kundërshtarët e tyre, të cilët mund ti shihni më poshtë.

Shorti për ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës do të zhvillohet nesër me fillim në ora 14:00.

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në “play-off” të Ligës së Konferencës:

Kups (Finlandë) vs Jang Bojs (Zvicër)
Dandi (Skoci) vs AZ (Holandë)
Uest Hami (Angli)
Molde (Norvegji) vs Kishvarda (Hungari)
Fenerbahçe (Turqi) vs Slovaçko (Çeki)

Leave a Reply