Gjest i bukur nga Armend Alimi, ndihmon klubin ku u rrit: Me zemër për KF Bashkimin

Armend Alimi, një emër i njohur në futbollin vendor, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Rabotniçkit nga Shkupi, i është bashkuar inicativës për të ndihmuar KF Bashkimi nga Kumanova, klubi në të cilin ishte zhvilluar si futbollistë, raporton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë bërë të ditur edhe nga klubi kumanovar i Bashkimit përmes një postimi në Facebook, ku shihet një pliko e dërguar me të holla nga ana e Armend Alimit, i cili kishte shkruar “Me zemër  për KF Bashkimin”.

Alimi i cili numëron edhe 3 tituj kampion dhe një trofe të Kupës me Shkëndijën, në elitën e futbollit vendor, numëron gjithsej 207 ndeshje, duke regjistruar edhe 41 gola dhe 43 asistime.

Ndryshe pjesë e Bashkimit kishte qenë nga viti 2006 deri në vitin 2008, për të luajtur më pas për një vit te Milano e Kumanovës, nga e cila skuadër ishte ransferuar në futbollin kroat, Istra, më pas luajti në Suedi me skuadrën e Orebro, ndërsa para se të rikthehej në futbollin vendor dhe ti bashkohej Shkëndijës verën e vitit 2014-të, Alimi kishte luajtur edhe në Qipro me Nea Salamis dhe Ermis Aradippou. (infOSport.mk)

Leave a Reply