Araujo i Barcelonës humb Botërorin “Qatar 2022”, ja sa do mungojë uruguaiani

Ronald Araujo edhe zyrtarisht do të humbas Botërorin “Qatar 2022” me Uruguajin e tij, pasi ka pësuar një dëmtim në gju dhe tashmë duhet të operohet.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Barcelona, të cilët përmes një komunikate kanë njoftuar se të mërkurën qendërmbrojtësi i tyre do të operojë tendinën në kofshën e këmbës së djathtë.

Mediat në Spanjë raportojnë se Araujo do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta dy deri në tre muaj, një lajm ky shumë i keq edhe për trajnerin Çavi, që nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e disa prej futbollistëve tjerë, që ishin pjesë e kombëtareve të tyre në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply