Muamed Sejdini takohet me të parin e FIFA-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka zhvilluar një takim me të parin e futbollit, Xhani Infantino. Sejdini dhe Infantino u takuan në Tiranë, aty ku i pari i futbollit botëror erdhi për inagurimin e “Shtëpisë së Futbollit” në Shqipëri.

“Me njeriun e parë të FIFA-s, Xhani Infantino, mbështetja e të cilit gjithmonë është e mirëseardhur për federata si FFM. Mardhëniet e shkëlqyeshme dhe bashkëpunimin do të vazhdojmë ta ruajmë e kultivojmë edhe në të ardhmen, ndërsa në plan të parë kemi avansimin e futbollit dhe infrastrukturën. Z. Infantino na premtoi se mbështetja e FIFA-s në këtë drejtim nuk do të mungojë dhe së shpejti priten risi në këtë drejtim”, ka shkruar Sejdini.

Leave a Reply