Shorti i Ligës së Kampionëve dhuron dy ndeshje të zjarrta që në fazën e 1/8 së finales

Dy ndeshje të zjarrta që në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Paris Sen Zhermen – Bajern Munih dhe Liverpull – Real Madrid. Janë këto dy përballjet që kanë tërhequr vëmendjen e shortit të sotëm të hedhur në Nion të Zvicrës, aty ku kundërshtarët e tyre i mësuan edhe skuadrat tjera të kualifikuara në këtë fazë, njofton “infOSport.mk”.

Kështu, Milani që rikthehet pas shumë vitesh, do të përballet me Totenhamin e Antonio Konte, Mançester Siti i Guardiolas do të ketë përballë gjermanët e Lajpcigut, ndërkohë skuadra tjetër angleze e Çelzit për kundërshtarë do të ketë Borusia Dortmundit.

Shumë fat për Benfikën, që zuri vendin e parë në grup me PSZh-në, me ç’rast në këtë fazë do të luaj me Klub Bryzh, derisa skuadra më në formë e momentit, Napoli do të luaj me Ajntrahtin e Frankfurtit. (infOSport.mk)

Leave a Reply