Luis Enrike zbulon listën për në “Qatar 2022”, mungojnë tre yjet e mëdhenj!

Seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrike ka zbuluar listën e futbollistëve prej 26 lojtar që do të jenë pjesë e Botërorit “Qatar 2022”. Në këtë listë nuk mungojnë befasitë, me Enriken që ka vendosur të ms ftoj tre yjet e mëdhenj të kësaj kombëtare, si Serxhio Ramos, David De Gea dhe Tiago Alkantara.

Barcelona është skuadra me më shumë futbollistë të ftuar, githsej 7, përfshirë këtu edhe dy super talentët, Gavi dhe Pedri.

Ndërkohë Luis Enrike përsëri ka vendosur të ju besoj emrave të veteranëve si Serxhio Buskets, Dani Karvahal, Zhordi Alba dhe Cesar Azpilikueta.

Më poshtë keni listën e plotë të futbollistëve të ftuar spanjoll:

SPANJA
Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez, David Raya
Mbrojtës: Dani Carvajal, Cesar Azpilicueta, Eric Garcia, Hugo Guillamon, Pau Torres, Aymeric Laporta, Jordi Alba, Jose Gaya;
Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri, Koke;
Sulmues: Ferran Torres, Nico williams, Yeremy Pino, Alvaro Morata, Marco Asensio, Pablo Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati

Leave a Reply