Sabit Bilali dënohet me 6 muaj

Futbollisti i Shkëndijës, Sabit Bilali, është dënuar me 6 muaj nga ana e Komisionit përkatës pranë FFM-së, pas gabimit amatoresk që bëri në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Akademia Pandev.

Kjo d.m.th që Bilali në fushat e blerta do të rikthehet me 7 maj të vitit të ardhshëm, që don të thotë se ky sezon për të ka përfunduar që para kohe.

Një vendim të tillë morri Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi mesfushori Bilali pasi fillimisht kishte goditur me grusht njërin nga futbollistët e Akademia Pandev, të njëjtin më pas edhe e shqelmoi, përderisa ky i fundit ndodhej i shtrirë në fushë.

Një veprim ky i pamatur dhe jo i menduar mirë nga Bilali, i cili ka marrë një dënim shumë të rëndë, i cili me siguri se do të refelktojë tek ky futbollistë, që në të ardhmen mos të përsëris skena të këtilla. (infOSport.mk)

Leave a Reply