Besart Ibraimi flet në prag të ndeshjes me Shkëndijën, me të cilën skuadër ka shkruar historinë

Java e 15-të në Ligën e Parë na sjellë derbin e madh shqiptarë midis skuadrës së parë në renditje, Struga Trim Lum dhe Shkëndijës, skuadër kjo që ndodhet në pozitën e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij takimi derbi, nga tabori i skuadrës strugane ka folur Besart Ibraimi, apo më mirë thënë njeriu gol. Kujtojmë, bomberi kërçovarë aktualisht mban epitetin e golashënuesit më të mirë këtë edicion, është goleadori më i mirë në historinë e futbollit vendor, ndërsa gjithashtu mban edhe epitetin e golashënuesit më të mirë te Shkëndija, ndaj së cilës skuadër nesër mund të realizojë edhe golin e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

“Një ndeshje e vështirë ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat më të mira të momentit, skuadra e parë dhe e dytë në renditje. E rëndësishme është që ndeshja të jetë fillimisht fer dhe korrekte, të jemi shembull për të mirë dhe në fund lë të fitoj më i miri” – është shprehur Besart Ibraimi për faqen zyrtare të klubit strugan.

Kujtojmë Ibraimi edhe pse ndeshjen e parë e kishte nisur nga bankina, i njëjti kishte arritur të shënojë ndaj ish skuadrës së tij, Shkëndijës, që disfatën e vetme këtë edicion e ka pësuar pikërisht nga Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply