Tevez rikthehet në shtëpi te Boka Xhuniors

Karlos Tevez është larguar nga kampionati kinez, për t’u rikthyer sërish në Argjentinë te skuadra e Boka Xhuniorsit. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra argjentinase, që kanë publikuar edhe fotografi me Tevezin duke u stërvitur me bashkëlojtarët e rinjë.

33 vjeçari pas 12 muajve të kaluara te skuadra kineze e Shangait, u rikthye për herë të tretë në shtëpinë e tij te Boka Xhuniors. Kujtojmë që Tevez gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat e mëdha evropiane si Juventusi, Mançester Junajtedi e Siti.

Leave a Reply