Immobile i vetëm mund SPAL, fiton edhe Napoli (VIDEO)

Napoli dhe Lacio kanë shënuar fitore të sigurta në ndeshjet e javës së 20-të, duke mundur Veronën, gjegjësisht SPAL, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Elseid Hysajt shënoi fitore 2:0 ndaj Veronës, ndërkohë Lacios e Thomas Strakoshës në transfertë mundi ekipine  SPAL me rezultatin 2:5.

Edhe njëherë tjetër te Lacio në horizont u shfaq sulmuesi Çiro Immobile, i cili shënoi 4 nga gjithsej 5 golat e skuadrës nga “Olimpiko”. Një gol tjetër për Lacion në këtë ndeshje realizoi Luis Alberto, ndërkohë dy golat për vendasit e SPAL i realizoi Antenuçi.

Ndërkohë për fitoren e Napolit ndaj Veronës u përkujdesën Kulibali dhe Kalehon, me të dy golat e realizuar në pjesën e dytë.

Falë kësaj fitore Napoli vazhdon të ruajë pozitën e parë në “Serie A” me 51 pikë, ndërkohë Lacio me këtë fitore rradhitet në pozitën e katërt me 40 pikë.

Leave a Reply