Obamejang drejt lagimit nga Dortmundi, akord me Goangzhoun e Kinës

Sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Pier Emerik Obamejang do të transferohet në Kinë te skuadra e Guangzhout që drejtohet nga trajneri italian, Fabio Kanavaro. Mediat gjermane bëjnë të ditur se palët kanë arritur akordin dhe klubi kinez do të paguaj plotë 72 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Gaboni.

Detajet tjera të kontratës, duke përfshirë edhe pagën e futbollistit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa përflitet për një shumë të madhe. Ndërkohë kujtojmë që për Obamjang kishin interesim edhe Milani e Real Madridi.

Leave a Reply