Nba, Golden Stejt fiton në kohën shtesë ndaj Juta-s

Golden Stejt e ka nisur mirë serinë me Jutën, duke regjistruar fitore bindëse me rezultat 106:94, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Konferencën e Perendimit në NBA. Stef Keri edhe pse nuk e zhvilloi periodën e fundit, me 22 pikë ishte më i miri te Golden Stejti, përderisa nga 17 pikë realizuan Grin dhe Durant.

Në anën tjetër, Bostoni ka triumfuar në kohën shtesë ndaj Uashingtonit me shifra 129:119. Tomas rezultoi të jetë më i miri mbi parket, duke koleksionuar 53 pikë, ndërsa natë të shkëlqyeshme kishte edhe Vol në radhët e Jutas, i cili shënoi 40 pikë.

Në program të NBA-së me 4 maj janë ndeshjet gjysmëfinale në konferencën e Lindjes, me Klivlendin që luan ndaj Torontos, ndërsa San Antonio do të përballet me Hjustonin.

Leave a Reply