Qatip Osmani: Shkëndija ka nevojë për freski!

Mungesa e golave dhe fitoreve, sidomos në ndeshjet si vendas po shqetësojnë tej mase trajnerin e Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili në intervistën e dhënë për kanalin zyrtarë të klubit pas disfatës ndaj Struga Trim Lum, ka pranuar se skuadra e tij ka nevojë për freski në rradhët e veta, shkruan “infOSport.mk”.

“Sigurisht se koncentrimi im si trajner dhe i klubit është që të nxjerim maksimumin prej kësaj skuadre. Në fund sërish mendoj se ky mos-realizimi që na brengos të gjithëve do të përmirësohet dhe në të ardhmen do të jemi më mirë. Sigurisht se si çdo ekip edhe Shkëndija ka nevojë për freski” – është shprehur Qatip Osmani.

Shkëndija pas 15 xhirove ndodhet në pozitën e 3-të me 24 pikë, ndërsa deri në përfundim të pjesës së parë të sezonit “kuqezinjtë” do të zhvillojnë vetëm edhe dy ndeshje, edhe atë kundër Tikveshit me 27 nëntor në Tetovë dhe kundër Makedonija GJ.P në Shkup me 04 dhjetor, për tu rikthyer më pas në pranverë me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë kundër FC Shkupit si mysafir.

Ndërkohë pas këtij paralajmërimi nga ana e trajnerit Osmani, se Shkëndija ka nevojë për freski, drejtuesit e kësaj skuadre me siguri se gjatë merkatos së dimrit do të sjellin emra të rinj, që do të plotësonin të gjitha zbrastirat e mundshme, përfshirë këtu edhe në repartin e sulmit, aty ku skuadra po vuan shumë për momentin. (infOSport.mk)

Leave a Reply