Ekuadori mund nikoqirët e Katarit në ndeshjen hapëse të Botërorit 2022

Ekuadori e ka fituar ndeshjen e parë hapëse të Kupës së Botës kundër nikoqirëve të Katarit. Kombëtarja e Ekuadorit triumfoi me shifrat 2:0 ndaj Katarit, në takimin e vlefshëm për Grupin A, njofton “infOSport.mk”.

Më i merituar për këtë fitore të Ekuadorit ishte kapiteni Enner Valencia, i cili i realizoi që të dy golat që në pjesën e parë.

Futbollisti i Fenerbahçes golin e tij të parë në këtë Botëror e realizoi në minutën e 16-të, kur doli të jetë i saktë nga penaltia, ndërsa 15 minuta më vonë i njëjti shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Katarit.

Valencia shumë lehtë mund të ndodhte që këtë ndeshje ta përfundonte edhe me 3 gola, mirëpo një tjetër i shënuar që në minutën e 3-të, iu anulua nga VAR për shkak pozicionit jashtë loje.

Me këtë fitore Ekuadori zë vendin e parë në grup, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Senegali. (infOSport.mk)

Leave a Reply