Zijesh asnjëherë nuk morri të holla nga paraqitjet me Marokon, vazhdimisht i donon për të varfërit në vendlindje

Ylli kryesor i kombëtares së Marokos, Hakim Zijesh, nuk dëshiron të përfitojë nga paraqitjet e tij me fanellën e shtetit të tij, ashtu që të gjitha të hollat që do i përfitojë nga Botërori “Qatar 2022” do ti donojë për bamirësi.

Zijesh asnjëherë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ato që i kanë takuar nga paraqitjet me fanellën e Kombëtares së Marokos. Ai të gjitha mjetet e përfituara i ka donuar për personelin e kombëtares dhe personave të varfër në Maroko.

Kombëtarja e Marokos është befasia më e këndshme e Botërorit që po zhvillohet në Katar, pasi në 1/8 e finales eliminoi Spanjën, ndërsa kundërshtari i tyre i rradhës është Portugalia.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply