Bunjamin Shabani, futbollisti më i mirë në gjysmësezonin vjeshtor të Ligës së Parë (FOTO)

Struga Trim Lum arriti të shkruajë suksesin më të madh të historisë së saj në elitë, pasi e mbylli gjysmëstinor si kampion vjeshte në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Një nga futbollistët kryesor të trajneri Srgjan Zaharievski është padyshim kapiteni, Bunjamin Shabani, i cili është “çelësi” i mesfushës dhe njëkohësisht lider dhe motivues i skuadrës strugane.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera çuan skuadrën e Strugës drejt fitoreve që në fund të këtij gjysmësezoni u shpërblyen me vendin e parë në renditje.

Portali sportiv i vendit, “makfudbal” ka përzgjedhur mesfushorin kumanovar si futbollistin më të mirë të gjysmësezonit në Ligën e Parë.

Leave a Reply