Plotë 4 largime nga Akademia Pandev!

Rezultatet e dobëta si dhe pozita e parafundit në renditje pas fundit të pjesës së parë të sezonit 2022/2023, ka shtyrë drejtuesit e Akademia Pandev për të rifilluar një rikonstruim në skuadrën e tyre. Kështu ende pa nisur mirë merkatoja, nga kjo skuadër tashmë thuhet se janë larguar plotë 4 futbollistë, përcjellë “infOSport.mk”.

Fjala është për dy ish futbollistët e FC Shkupit, Viktor Angellov dhe Marko Gjorgjievski, ish portierin e Shkëndijës, Marko Jovanovski, si dhe për mesfushorin Bojan Najdenov.

Mbetet të shihet nëse të njëjtit do të zëvendësohen me emra të tjerë nga kampionati ynë vendor, apo ndoshta drejtuesit e kësaj skuadre do të mbështeten tek shkolla e tyre, duke ju dhënë mundësinë edhe futbollistëve të rinj. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply