Florian Roçi: Me mbështetjen e tifozëve mund t’ia dalim edhe kundër Tikveshit

Florian Roçi, ishte një ndër autorët e golave në ndeshjen e fundit kundër FC Shkupit, ndaj së cilës skuadër Struga Trim Lum regjistroi fitore 3:0. Roçi në atë ndeshje u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa vetëm pas 6 minutave të kaluara në fushën e blertë, arriti që të shënojë.

Çdo gol është i rëndësishëm për një lojtar ofensiv dhe padyshim të jep më shumë besim. Unë mundohem gjithmonë të jap maksimumin në çdo ndeshje që më jepet mundësia. Vendimi për minutat i takon trajnerit, por unë do të vazhdoj të punoj fort në stërvitje dhe të tregoj se e meritoj të jem sa më shumë në fushë.” – u shpreh fillimisht Florian Roçi, që gjithashtu u ndal për të folur edhe për takimin e sotëm kundër Tikveshit.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sidomos që luajmë para tifozëve tanë. Besoj se me angazhim maksimal dhe mbështetjen e tyre mund të marrim një tjetër fitore.” – tha Floriani, i cili beson tek vetvetja, duke premtuar edhe më shumë angazhim si dhe kontribut për klubin, gjithnjë kur do i jepet mundësia.

Gjithmonë ka vend për më shumë. Jam i kënaqur deri diku, por e di që mund të jap edhe më shumë. Minutat nuk kanë qenë gjithmonë ato që kam dëshiruar, por kjo më motivon edhe më shumë të punoj dhe të përmirësohem. Objektivi im është të ndihmoj ekipin sa më shumë, qoftë me gola, asistime apo paraqitje të mira në fushë.” – përfundoi intervistën e tij, Florian Roçi që këtë edicion në fushën e blertë ka kaluar 291 minuta, duke shënuar edhe 2 gola.

Leave a Reply