Gjendja e Pape Fall të Struga Trim Lum është stabile

Pape Fall është në gjendje të mirë dhe stabile, njoftojnë nga klubi strugan.

Mbrojtësi ynë i kranut të majtë, pësoi një dëmtim në ndeshjen e sotme kundër Tikveshit, me ç’rast i njëjti ishte i detyruar që të braktis fushën para kohe.

Pape Fall pati një duel të rëndë me futbollistin kundërshtarë, Petroviç, duke pësuar një goditje të rëndë në krahëror, ndërsa gjatë rënies në tokë, i njëjti kishte lënduar kokën, duke humbur kështu për një çast edhe vetëdijen.

Një gjë e tillë zgjati për pak sekonda, dhe i njëjti kërkoi që të vazhojë të luaj, mirëpo për vetëm pak minuta, ashtu që këtë herë me auto ambulancë u dërgua drejt spitalit “Shën Erazmo” këtu në Strugë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, i njëjti u nënshtrua edhe një inçizimi tomografik në kokë, që tregoi gjendjen e tij stabile dhe të qëndrueshme, ashtu që Pape Fall pritet të rikthehet shumë shpejtë me ekipin.

I njëjti pritet të largohet që sonte nga spitali.

Leave a Reply