Ja si i festonte golat e Francës, Makron (FOTO)

Presidenti i Francës, Emanuel MaKron, nuk ka fshehur gëzimin e golave të shënuar nga ana e futbollistëve të kombëtares së tij në ndeshjen finale të Kupës së Botës kundër Kroacisë.

Makron ndoqi ndeshjen nga tribuna VIP, bashkë edhe me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidentin rus Vladimir Putin si dhe numrin një të Federatës së Futbollit të Botës (FIFA), Xhiani Infantino.

Ai shfaqej tejet i gëzuar me golat e Francës, duke i festuar ato në prani të Kitaroviç, Putin e Infantino, i cili gjithë këtë gëzim të numrit një të Francës e përcillte me buzëqeshje.

Ndryshe Franca në fund shënoi fitore 4:2 ndaj Kroacisë, duke rikthyer titullin e kampionit pas plotë 20 viteve, kur për herë të fundit si nikoqir kishte mundur Brazilin me rezultatin 3:0.

 

Leave a Reply