E bujshme, Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Majorkas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, ka hyrë në historinë e Majorjas, duke u bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës spanjolle. Me dy golat e shënuar sot ndaj Rajo Valjekanos, Muriqi arriti në shifrën e 55 golave të shënuar me fanellën e Majorkas në La Liga, duke tejkaluar një emër të madh, si ai i kamerunasit Samuel Eto’o.

Menjëherë pas këtij suksesi të madh, Muriqi ka shkuar në muzenë e klubit spanjoll, duke vendosur këpucët e tij, ndërsa një gjë të tillë kanë njoftuar nga vetë klubi spanjoll.

“Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e RCD Mallorcas”, – kishin shkruar nga klubi i Majorkas.

Pasi i’a doli të mposhtë Samuel Eto’o, sulmuesi dardan tashmë do të tentojë të mposhtë Kylian Mbappen në garën për golashënuesin më të mirë në La Liga.

Aktualisht, Mbappe udhëheq listën e golashënuesve me 23 gola, derisa Muriqi numëron 21 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply