Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal ka siguruar një vend për në raundin kryesor të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2028, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Gazmend Hiseini ishin të shkëlqyeshëm në mini turneun parakualfikues në Lituani, duke dalë fitues të grupit “C” me tre fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Në ndeshjen e fundit të grupit, të zhvilluar sot, përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal mundi nikoqirët e Lituanisë me rezultatin minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Janev.
Paraprakisht Maqedonia regjistroi dy fitore bindëse, fillimisht ndaj Bullgarisë 4:1 dhe më pas edhe ndaj Turqisë, 6:3.
Përveç Maqedonisë, një vend për në fazën kryesore të të kualifikimeve (Main Round), siguroi edhe Lituania, kjo falë vetëm gol-averazhit më të mirë se Turqia, që sot mundi Bullgarinë me shifrat 7:3. (infOSport.mk)

