Kosovare Asllani bëhet femra e parë që merr çmimin “Këmba e Artë”

Futbollistja shqiptare me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, ka marrë një çmim special.

Çmimi i ndarë nga Principata e Monakos, “Golden Foot” apo Këmba e Artë për femra i ka takuar Kosovare Asllanit.

“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj historinë duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’, për një lojtare femër”, ka shkruar Asllani.

“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.

Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja me renome botërore, e cila aktualisht është pjesë e skuadrës së Milanit.

Kujtojmë më parë e njëjta luante edhe me Realin e Madridit dhe PSZh-në.

Leave a Reply