Futbollisti i rradhës që i bashkohet Ak.Pandev vjen nga Italia!

Akademia Pandev tashmë disa ditë ka nisur me përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa në Strumicë përveç lojtarëve standardë dhe emrave të rinj tashmë të prezantuar, ka edhe një tjetër fytyrë të re, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për Neat Abdullain, një djalë i rritur në Itali, por që është me origjinë nga Gostivari dhe që posedon pasaportë të Maqedonisë së Veriut.

Abdullai te skuadra e Akademia Pandev vjen nga Italia, aty ku kishte luajtur me ekipe  të Ligës së katërt, apo siç në Itali njihen, Serie D.

Abdullai aktualisht është pjesë e skuadrës së US Levico Terme, ndërsa te Akademia Pandev vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për një futbollistë fantazist, që luan në pozicionin e numrit 10-të, ndërsa në kuadër të “Serie D” në Itali, numëron plotë 67 ndeshje, duke realizuar edhe 12 gola, 4 prej të cilëve vetëm gjatë këtij edicioni me fanellën e Levico Terme, për të cilën skuadër gjithashtu ka realizuar edhe 3 gola në kuadër të Kupës.

21-vjeçari Abdullai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për San Luigi Calcio dhe për ekipin e Montebelluna, me të cilën skuadër numëron gjithsej 52 ndeshje dhe 13 gola në të gjitha garat.

Abdullai te Akademia Pandev vjen për të dëshmuar veten dhe se me cilësitë që posedon është i gatshëm të luaj edhe në futbollin elitar të vendit tonë.

Mbetet të shohim se çfarë do na sjellë ky futbollistë, i cili për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në vendlindjen e tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply