Ish futbollisti shqiptarë dënohet me burg në Angli!

Një ish-futbollist shqiptar është arrestuar dhe është dënuar me burg në Angli pasi u gjet nga policia teksa punonte në “shtëpi bari” në Suonsi.

Elsion Koka, ish-futbollist i cili deri në vitin 2019 ka qenë pjesë e futbollist shqiptar, ka dalë para gjykatës ku ka marrë vendimin me dënim me 16 muaj burg.

Kur policia britanike kontrolloi një shtëpi në Suonsi, ajo zbuloi se ishte kthyer në një fermë për prodhimin e kanabisit dhe se personi që merrej me të ishte pikërisht Elsion Koka i cili po kujdesej për një sasi narkotikësh që në total kapte vlerën 125 mijë sterlina.

Gjykata në Suonsi dëgjoi se si Koka kishte paguar një bandë kriminale një shifër të lartë për ta kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesë të udhëtimin poshtë një makine, teksa priste që të gjente punë në ndërtim sapo të mbërrinte në Angli. Por në momentin e arrestimit, Koka u ishte përgjigjur me “no koment” të gjitha pyetjeve që i ishin bërë.

Para gjykatës ai pranoi se kishte kultivuar kanabis, ndërsa avokati i tij deklaroi se kishte ardhur në Angli dhe e bënte këtë gjë vetëm për t’i siguruar para familjes së tij në Shqipëri. Ai shpjegoi se Kokën e kishin detyruar që të bënte këtë punë, por duke e parë si mënyrën e vetme për të siguruar para për familjen e tij. Avokati gjithashtu tregoi për të kaluarën e tij si futbollist, teksa kishte edhe një diplomë universitare për shkencat sportive. Avokati gjithashtu tregoi se ish-futbollist priste që pas dënimit të kthehej në Shqipëri, sepse shpresonte që të bëhej një trajner personal.

Pasi pranoi fajin, Koka u dënua me 16 muaj burg dhe pritet që të shlyejë gjysmën e kësaj periudhe para se të lirohet me kusht. Më pas do të merret vendimi për deportimin apo jo të tij drejt Shqipërisë.

Faksimile e faqes së FSHF me informacionet për shtetasin Elsion Koka

Elsion Koka figuron si pjesë e futbollit shqiptar deri në vitin 2019 sipas regjistrave të FSHF-së, ku ai së fundmi ka luajtur me Klosin në Kategorinë e Dytë.

 

 

Leave a Reply