Qatip Osmani lë në bankinë portierin Zahov, debuton Çinari

Qatip Osmani lë në bankinë portierin Zahov, debuton Çinari

Vetëm edhe pak minuta kanë mbetur deri në startin e derbi ndeshjes midis FC Shkupit dhe Shkëndijës në Kërçovë. Kjo ndeshje pritet me pa durim nga gjithë futbolldashësit në vendin tonë, të cilët gjithashtu janë kurioz të dinë edhe emrat e futbollistëve me të cilët trajnerët e të dyja skuadrave do të zbresin në fushë.

Pasi pak më herët ju njoftuam për formacionin startues të FC Shkupit, tashmë ju njohim edhe me atë të Shkëndijës. Trajneri Qatip Osmani ka vendosur për një ndryshim në portë, duke i dhënë mundësinë Davor Taleskit në vend të numrit 1, Kostadin Zahov.

Sulmi do të udhëhiqet nga bullgari Milev, i cili do të ndihmohet nga Çinari dhe Adenis Shala që do të veprojnë nga krahët.

Në qendër të mesfushës do të manovrojnë kapiteni Hasani dhe i rikthyeri, Ennur Totre.

Në mbrojtje do të jenë Bejtullai, Dita, Maksimov dhe Murati, derisa Reshat Ramadani, që do luaj rolin e mesfushorit difenziv, duke lidhur mbrojtjen me mesfushën.

Ndeshja FC Shkupi-Shkëndija starton në ora 14:00 dhe e njëjta do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply