Messi ju blen 35 “iPhone 14” të arit bashkëlojtarëve të tij te Argjentina!

Messi ka shpenzuar 210,000 euro duke blerë 35 iPhone të veshur në ari.

Të gjithë “iPhonët” do tu shpërndahen bashkëlojtarëve të tij nga skuadra e Argjentinës për titullin e kampionit të Botës në Katar të fituar vitin e kaluar.

“Ishte një nder t’i dhuroja 35 iPhone 14 ari Leo Messit për shokët dhe stafin e tij si një dhuratë për triumfin në finalen e Kupës së Botës,” ndanë mesazhin Benjamin Lyons dhe Indesign Gold në llogaritë e tyre në Instagram.

Lojtarët dhe stafi i Argjentinës që ishin në Kupën e Botës do të marrin telefonin me ari me emër të personalizuar dhe numrin e fanelës të secilit prej tyre.

Leave a Reply