Buzëqesh Osmani, te Shkëndija rikthehet Doriev

Shkëndija sot në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit vendor në Tetovë do të mirëpret Pobedën nga Prilepi, që për dallim nga “kuqezinjtë”, këtë edicion po lufton për mbijetesë, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij takimi, lajme të mira vijnë për trajnerin Osmani, i cili do të mund të llogarisë në golashënuesin më të mirë, Lupçe Doriev.

Sulmuesi anësorë ka lënë pas dëmtimin dhe është rikuperuar plotësisht. Nuk dihet nëse trajneri Osmani do ta aktivizojë prej fillimi apo do presë shans nga bankina, mirëpo lajmi i mirë është se Doriev do të jetë në kombinim.

E njejta vlen edhe për Bashkim Velijan dhe Dashmir Elezin të cilët kanë ushtruar me intensitet të plotë ditët e fundit dhe futen në kombinim për takimin e sotëm kundër Pobedës që starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply