Komitët të mundur dhe të turpëruar u rikthyen nga Ohri! (VIDEO)

Derbi ndeshja e Ligës së Dytë midis Voska Sport dhe Vardarit morri shumë vëmendje gjatë ditës së djeshme në opinionin sportiv. E njëjta për shkaqe sigurie u vendos që të luhet pa praninë e tifozëve, mirëpo edhe përkundër një vendimi të tillë nga ana e nikoqirit, tifozët e skuadrës shkupjane të Vardarit, “Komitët” kishin udhëtuar drejt Ohrit, duke përkrahur skuadrën e tyre vetëm jashtë stadiumit.

Ata madje kishin marrë guximin për të provokuar skuadrën vendase, duke shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Përpara Vardar” tek stadiumi i Voskës, aty ku skuadra shqiptare nga Ohri kryen stërvitjet e saja.

Megjithatë një gjë e tillë ju shkaktoi një goditje të rëndë tifozëve shkupjan, të cilët të çoroditur nga disfata e rëndë, kishin harruar për të marrë me vete pankarëtn e shpalosur para ndeshjes, ndërsa mbi të gjitha tifozët e Voska Sport, si nikoqir të mirë duke mos e prekur fare të njëjtin fetsuan në praninë e tij, duke ju dhënë një goditje shumë të rëndë “Komitëve”. (infOSport.mk)

Leave a Reply