Reali në ankth, Modriç rrezikon ndeshjen ndaj Sitit

Real Madridi është në ankth. Sipas mediave spanjolle, mesfushori veteran i “mbretërve”, Luka Modriç ka pësuar lëndim.

Mesfushori kroat thuhet se do të mungojë në ndeshjet ndaj Almerias dhe Real Sociedadit në ligë dhe ndaj Osasunas në finalen e Kupës së Mbretit.

Madje, kapiteni i kombëtares kroate është në dyshim edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Mançester Sitit.

Modriç konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Karlo Ançelotit dhe mungesa e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër kampionëve anglez do të ishte mjaft e madhe.

Leave a Reply