Java e 30-të nis nga Tetova me Shkëndijën e urritur për hakmarrje, transferta të vështira për Strugën dhe Shkupin

Java e 30-të nis të shtunën nga Tetova, aty ku Shkëndija do të tentojë ti hakmerret Makedonija GJ.P për eliminimin nga gjysmëfinalja e Kupës, njofton “infOSport.mk”. Kujtojmë, skuadra shkupjane përveç këtij eliminimi të dhimbshëm, e kishte ndalur Shkëndijën edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Tetovë, kur kishte barazuar me shifrat 1:1.

Pikërisht këto të dhëna paralajmërojnë një tjetër takim të vështirë për “kuqezinjtë” që nuk duhet gabuar sërish, pasi mund të ju kushtojë shtrenjtë në garën për titullin e kampionit.

Transferta të vështitra edhe për dy skuadrat tjera pretendente për titullin e kampionit, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi. Skuadra aktualisht lidere, Struga Trim Lum do të udhëtojë drejt Shtipit për tu përballlur me Bregallnicën, ndërkohë FC Shkupi do të luaj kundër Sileksit në Kratovë.

Tkveshi dhe Rabotniçki është dueli ku të dyja skuadrat do të pretendojnë pikët e sigurisë që tre xhiro para fundit, ndërsa në Prilep Pobeda dhe Skopje kanë mundësinë për të kapur trenin e fundit në garë për mbijetesë.

E lirë këtë xhiro është skuadra e Akademia Pandev. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 30

Shkëndija 29.04 (16:00h) Makedonija GJ.P
Bregallnica 30.04 (16:00h) Struga Trim Lum
Sileksi 30.04 (16:00h) FC Shkupi
Tikveshi 30.04 (16:00h) Rabotniçki
Pobeda 30.04 (16:00h) Skopje
Ak.Pandev e lirë    

Leave a Reply