Ronaldo shënon në fitoren ndaj Al-Raed, Al-Nassr mban hapin me liderin (VIDEO)

Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, një barazimi dhe një humbjeje, skuadra e Al-Nassr, pjesë e së cilës është portugezi Kristiano Ronaldo, është rikthyer te fitorja në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Dinko Jeliçiç triumfoi me shifrat 4:0 përballë Al-Raed, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Portugezi hapi serinë e golave që në minutën e katërt, duke realizuar golin e 12-të sezonal në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

Përveç Ronaldos në listën e golashënuesve për skuadrën e Al-Nassr në këtë takim u regjistruan edhe Abdulrahman Ghareeb (55′), Mohammed Maran (90′) dhe Abdulmajeed Al Sulaiheem (90+5′).

Al-Nassr pas kësaj fitore numëron 56 pikë, 3 pikë më pak se lideri aktual, Al-Ittihad, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply