Flamur Tairi: Neve jemi kampion dhe në fund besoj do dalim fitues

Flamur Tairi shumë vite më parë ishte pjesë e Makedonija GJ.P, ndaj së cilës skuadër sot i njëjti do të luaj për të fituar trofeun e dytë në karrierë me skuadrën e vendlindjes së tij, Struga Trim Lum.

Tairi ditë më parë festoi titullin kampion me skuadrën e zemrës, ndërsa si kampion që futen në ndeshjen e sotme finale, i njëjti beson se me Struga Trim Lum në shtëpi do të dërgojnë edhe trofeun e Kupës së Maqedonisë, pavarësisht se ndaj Makedonija GJ.P këtë edicion në kampionat kishin barazuar në të trija ndeshjet.

“Është e vërtetë që këtë edicion në tre ndeshje nuk arritëm ta fitojmë Makedonija Gj.P, edhe pse duhet ta them se ishim kundërshtarë më i mirë në të gjitha ato ndeshje, mirëpo fati nuk ishte me ne. Por kjo nuk do të thotë se edhe ndeshja e nesërme do të jetë e njëjtë si ato paraprake. E vlerësojmë shumë Makedonija GJ.P, mirpëo neve jemi kampionët dhe normal që edhe në këtë ndeshje futemi si kampion dhe besojmë se në fund do dalim fitues” – u shpreh Flamur Tairi.

Ndeshja finale e Kupës midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P luhet sot në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply