Haaland në sezonin debutues të tij, shpallet futbollisti i vitit në Angli

Erling Haaland u shpall Futbollisti i Vitit në Angli nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit, një vlerësim që jepet prej 1947.

Sulmuesi i Mançester Sitit mori 82% të votave, duke merituar këtë vlerësim që në sezonin debutues në Premierligë.

Norvegjezi në 35 ndeshje, realizoi 36 gola në kampionat, duke ndihmuar Sitin që të fitojë titullin e tretë radhazi kampion i Anglisë.

“E prisja të paraqitesha mirë, por jo deri në këtë pikë. Deri më tani është një një sezon fantastik dhe jam shumë i lumtur për këtë” – u shpreh Haaland, që njëherit në sezonin e tij të parë në Angli, arriti të vendosë edhe një rekord të ri për golat e realizuar në një sezon të vetëm, duke kaluar legjenda si Endi Koll të Mançester Junajted, apo edhe Alan Shirer të Blekbërn Rovers.

Ndryshe numri i golave të 22-vjeçarit shkon në gjithsej 52 këtë sezon, në rast se numërojmë edhe ato gola të shënuar në kompeticionet tjera.

Leave a Reply