Federata Shqiptare e futbollit e dënon me dy vite shkupjanin, Besir Iseni të Tiranës

Komisioni Disciplinor pranë Federatës Shqiptare të futbollit, ka zbardhur vendimet për ndeshjet e fundjavës në Kategorinë Superiore. Ngjarja e ndodhur dje pas ndeshjes Tirana-Bylis, ka lënë pasoja për ekipin kampion të Tiranës, kjo pasi plotë 6 lojtarë “bardheblu” kanë gjetur dënimin.

Mbi të gjithë bie në sy pezullimi prej 2 viteve për shkupjanin, Besar Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Ndër futbollistët e Tiranës të dënuar, janë portieri Visar Bekaj, që është dënuar me 12 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në vlerën e njëqind mijë lekëve (900 euro), pastaj Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, që është dënuar me 6 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet, Aldi Gjumsi, gjithashtu me 6 ndeshje, njëjtë sikurse edhe Bruno Lulaj, derisa Florent Hasani është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, është dënuar me 8 ndeshje, njëjtë sikurse edhe dy zyrtarët tjerë, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati.

Vërtetë Disiplina pranë FSHF-së, kishte vepruar me dorë të hekurt ndaj Tiranës, që në këtë mënyrë rrezikon edhe mbrojtjen e titullit kampion.

Tirana e Orges Shehit në ndeshjen e fundit të sezonit 2022/23 do të luaj kundër Erzenit në transfertë, mirëpo e kot do të ishte edhe fitorja e tyre, në rast se Partizani në shtëpinë e vetë mund Teutën.

Pra “Demat e Kuq” kanë gjithçka në duart e tyre, kur është në pyetje titulli kampion i Shqipërisë, kjo për shkak se Partizani ishte më i mirë në duelet e drejtëpërdrejta të këtij sezoni, pra pavarësisht pikëve të barabarta që kanë për momentin, 64, apo edhe që do kenë në fund të kampanjës. (infOSport.mk)

Leave a Reply