Caktohet arbitri i ndeshjes së shumëpritur, Bashkimi-Vëllazërimi

Ndeshjen e balotazhit në mes të Bashkimit të Kumanovës dhe Vëllazërimit nga Kërçova, që do të zhvillohet, të dielën, në stadiumin e qytetit në Tetovë do ta referoj shkupjani Igor Stojçevski.

Bëhet fjalë për një arbitër mjaft të njohur, i cili edicionin që lamë pas në Ligën e Parë referoi 17 ndeshje, ndërsa dy ndeshje tjera referoi edhe në kuadër të Kupës, përfshirë këtu edhe finalen e madhe, Struga Trim Lum-Makedonija GJ.P., njofton “infOSport.mk”.

Dy ndihmësit e tij do të jenë Filip Ickovski dhe Dejan Dimitrieviç, ndërsa rolin e arbitrit të katërt do ta luaj Dejan Mlladenovski, që të gjithë nga Shkupi.

Ndeshja midis Bashkimit dhe Vëllazërimit të dielën në Tetovë do të startojë në ora 17:00, njëjtë sikurse edhe dy ndeshjet tjera të balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë, Teteks-Osogovo dhe Vardar Negotino-Novaci. (infOSport.mk)

Leave a Reply