Edicioni i 84-të i Superligës shqiptare uli siparin, ja të gjitha verdiktet

Edicioni i 84-të në Superlligën shqiptare uli siparin ditën e sotme, ku u luajtën 5 duelet e vlefshme për javën e 36-të. Me triumfin 2:0 ndaj Teutës, Partizani i Xhovani Kolelës u shpall kampion për hërë të 17-të, ndërkohë që Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, ishin 3 skuadrat që siguruan nga një biletë për në Kupat e Europës, më saktësisht për në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Për sa i përket pjesës tjetër, Laçi, Teuta dhe Kukësi, u pozicionuan në mesin e artë të renditjes, duke siguruar qëndrimin edhe për sezonin tjetër, teksa Bylisi është skuadra që shoqëron Kastriotin për në Kategorinë e Parë.

Për sa i përket Erzenit, skuadra shijakase u renditit në vendin e 8-të, teksa tashmë e pret dhe një finale tjetër, për mbijetesën, teksa do të përballet me Korabin e Kategorisë së Parë. (infOSport.mk)

Superliga shqiptare, Java 36

FK Partizani 2:0 Teuta
Erzeni 1:2 Tirana
Egnatia 0:1 Kukësi
Laçi 3:0 Kastrioti
Bylisi 1:2 Vllaznia

Leave a Reply