Doriev përshëndetet me Shkëndijën: Për Shkëndijën, Ballistët dhe Tetovën fjalë “falemenderit” është e paktë

Lupçe Doriev prej sot edhe zyrtarisht është një futbollistë i lirë. 27-vjeçarit i përfundoi kontrata këtë verë, ndërsa i njëjti nuk dëshironte të vazhdonte kontratën me Shkëndijën. Në një bisedë me “infOSport.mk”, Doriev tha se dëshira e tij është që të luaj sa më larg Maqedonisë, mirëpo duke mos cekur kampionat apo emër të ndonjë skuadre.

“Kanë kaluar 3 vite të mrekullueshme, ishte nder dhe krenari të vesh këtë fanellë. Për Shkendijën, tifozët (ballistët) dhe Tetovën, “FALEMINDERIT” është e paktë të them, ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi dhe sukses. Unë mbetem një tifoz i madh i Shkendijës dhe jam i sigurt se do të pasojnë suksese dhe gëzime të reja për klubin dhe tifozët” – kishte shkruar Lupçe Doriev në profilin e tij në “facebook”.

Doriev te Shkëndija erdhi verën e vitit 2020 nga Akademia Pandev. Brenda këtyre tre viteve të kaluara te Shkëndija kishte zhvilluar 99 ndeshje, duke regjistruar 30 gola dhe 21 asistime. Gjatë vitit 2021 i njëjti u shpall kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply