Shihni eurogolin e Jasir Asanit me fanellën “kuqezi” (VIDEO)

Jasir Asani në ndeshjen e tij të dytë me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë ka arritur të gjejë golin. Një gjë të tillë, siç tha vetë shkupjani pas përfundimit të ndeshjes, e kishte pritur që nga fëmijëria, ndërsa i’a kishin thënë edhe shumë miq dhe shokë.

“Me thënë të drëjtën të gjithë më kanë thënë do shënosh shumë shpejt gol dhe super gol. Që ditën e parë kur kam taku Sylvinhon më ka dhënë një mbështetje të madhe dhe duhet shumë punë dhe e falenderoj për ftesën. Ndeshja e parë kishtë shumë emocione pasi ishte e para për mua në kyreqytet. Ka shumë vite që kam munguar” – u shpreh fillimisht Jasir Asani, i cili në minutën e 52-të me një proektil të vërtetë nga distanca çoi peshë gjithë të pranishmit në stadiumin “Air Albania”, aty ku sonte të pranishëm ishin plotë 20.944 shikues.

Ndryshe, Shqipëria mbrëmë mundi Moldavinë me rezultatin 2:0, ndërsa përveç Asanit, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe  një tjetër futbollistë me origjinë nga Maqedonia, Nedim Bajrami, i cili në minutën e 76-të, vulosi fitoren “kuqezi”. (infOSport.mk)

Leave a Reply