Struga Trim Lum miqësore me kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës

Struga Trim Lum tashmë disa ditë po përgatitet në prag të debutimit në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, aty ku nesër do të mësojë edhe emrin e skuadrës kundërshtare, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri Shpëtim Duro shprehet i kënaqur me rrjedhojën e përgatitjeve që aktualisht skuadra po i zhvillon në Strugë, teksa i njëjti tashmë po mendon edhe për miqësoret e para, pas gjithë fokusit të dhënë në përgatitjen fizike, por edhe taktike të futbollistëve gjatë seancave të deritashme stërvitore.

Struga Trim Lum miqësoren e parë në prag të sezonit të ri do ta zhvillojë kundër kampionëve të Kosovës, Ballkanit. Kjo ndeshje në program është të premtën e 23 qershorit dhe e njëjta do të zhvillohet në Ohër, ndërsa dy ndeshjet tjera kundër kampionëve të Shqipërisë Partizanit dhe nënkampionëve të Tiranës, skuadra kampione e Maqedonisë do ti zhvillojë në Pogradec.

Kundër “Demave të Kuq”, Struga Trim Lum do të luaj me datë 30 qershor, ndërsa me 5 korrik do të kenë gjeneralen kundër Tiranës, para ndeshjes së parë në kuadër të fazës së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, që në program do të jetë me datë 11 apo 12 korrik.

Kujtojmë, nesër Struga Trim Lum do të mësojë emrin e kundërshtarit, me të cilin do të fillojë garat europiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply