Tirana pak para mesnate prezantoi ish futbollistin e saj, Albi Doka (VIDEO)

Vetëm disa minuta para mesnate, Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e Albi Dokës.

Mbrojtësi  do të veshë fanellën e nënkampionëve të  Shqipërisë  për sezonin e ri, duke u vënë  menjëherë nën urdhrat e trajnerit, Orges Shehi.

Në  këtë  mënyrë , Tirana rikthen në shtëpi “djalin” e saj, ndërsa shtojnë kështu në mbrojtje alternativa mjaft cilësore.

Përmes një video në rrjetet sociale ata kanë bërë edhe prezantimin e lojtarit të kombëtares shqiptare, i cili ka zbritur në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë , Albi Doka është  një  futbollistë  i dalë  nga shkolla e futbollit të  Tiranës, me të  cilën skuadër si profesionist kishte luajtur për tre vite e gjysmë, që  verën e vitit 2020 të  transferohet në  Kroaci te skuadra e Gorica, nga e cila skuadër shkurtin e vitit 2022 u huazua te hungarezët e Honved.

Këta të  fundit të  kënaqur me paraqitjet e tij, vendosën që  të  blejnë  kartonin e plotë, duke nënshkruar kontratë  me të  deri qershorin e vitit 2025, ndërsa mbetet të  shihet nëse i njëjti te Tirana ka ardhur në  formë  huazimi, apo si transferim i plotë. (infOSport.mk)

Leave a Reply