Anglia luajti tenis ndaj Maqedonisë, Rumania befason Zvicrën fare në fund, Franca i falet Mbappes (VIDEO)

Mbrëmë u zhvilluan takimet e rradhës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, ku ndodhën edhe disa rezultate të befasueshme. Kombëtarja angleze në ‘Olld Traford” luajti tenis ndaj Maqedonisë, duke i shënuar plotë 7 gola dhe duke bërë të përzgjedhurit e Milevskit të duken shumë dobët, kjo pasi edhe për gjatë 90 minutave nuk lëshuan asnjë goditje në drejtim të portës së Pikford.

Nga ana tjetër një tjetër dramë vjen nga Zvrica. “Helvetët” edhe përkundër avantazhit të sigurtë prej 2:0 që kishin përballë Rumannisë, në fund u ndëshkuan rëndë, pasi fare në fund pranuan dy gola, duke bërë që ndeshja të mbyllet me barazimin 2:2.

Po në të njëjtin grup Izraeli mposhti Andorën dhe ngjitet në kuotën e 7 pikëve, derisa Kosova mposhtet nga Bjellorusia dhe tashmë e shikon vetën në pozitën e parafundit, pa asnjë shans për të menduar kualifkimin.

Fitore me meritë edhe për Turqinë, që dominoi në tërësi ndeshjen ndaj Uells, e ku vlen të theksohet euro goli i 18-vjeçarit Arda Guler, i cili vulosi fitoren 2:0 të turqve, ndërkohë Franca i falet Mbappes, i cili në minutën e 55-të shëndërroi një 11-metërsh në gol, për fitoren 1:0 ndaj Greqisë, që njëherit ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje për “gjelat”, që kryesojnë bindshëm renditjen në grupin “B”. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply