Alan Zhires pranë shkarkimit!

Strategu francez, Alan Zhires pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, me të cilën mbrëmë edhe përfundimisht humbi thuajse të gjitha gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024, pas disfatës në terren neutral nga Bjellorusia.

Mediat në Kosovë raportojnë se numri një i futbollit atje, Agim Ademi, ka thirrur një mbledhje urgjente, e cila po zhvillohet tani, pasi e njëjta duheshe të fillojë në ora 12:00.

Shkarkimi i Zhires ka të bëjë me rezultatet e dobëta të përfaqësueses së Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024.

“Dardanët” si pjesë e grupit “I” pas 4 xhirove të para kanë grumbulluar vetëm 3 pikë, duke u rendiur në pozitën e parafundit, para Andorrës. (infOSport.mk)

Leave a Reply