Liga e Konferencës, FC Shkupi mund të përballet me Dukagjinin e Kosovës!

Edhe skuadra nënkampione e FC Shkupit ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi është shortuar në vazon e 6-të, ndërsa duke pasur parasysh se bënë pjesë në mesin e skuadrave favorite, në këtë fazë mund të peshkojë realisht kundërshtarë më të lehtë.

Në mesin e kundërshtarëve të mundshëm të skuadrës së FC Shkupit, bënë pjesë edhe skuadra kosovare e Dukagjinit. Kujtojmë, skuadra shkupjane edhe para dy viteve kishte peshkuar kundërshtarë nga Kosova, kur po në të njëjtin kompeticion ishte përballur me skuadrën e Llapit nga Podujeva.

Shpresojmë këtë herë të ndodh e kundërta, pasi përveç Dukagjinit, FC Shkupi mund të përballet edhe me skuadra, si: Paide Linnameeskond nga Estonia, Saint Patrick’s Athletic FC nga Irlanda, Glentoran FC nga Irlanda e Veriut, FC Hegelmann Litauen nga Lituania dhe Penybont FC nga Uellsi.

Edhe zyrtarisht emrin e kundërshtarit në kuadër të këtij edicioni të ri të Ligës së Konferencës, FC Shkupi, do ta mësojë pas orës 15:00, kur është paraparë të hidhet edhe shorti për ndeshjet e raundit të parë kualifikues.

Kujtojmë, ndeshjet e para në program janë me datë 13 korrik, ndërsa ato kthyese me 20 korrik. (infOSport.mk)

Leave a Reply